Adrian Gaxha nuk është më single: Njihuni me bukuroshen që i ka vjedhur zemrën

Screenshot_26-5.jpg

Një natë më parë, ishim dëshmitarë të një “dasme showbiz-i” mes këngëtares Mimoza Shkodra dhe këngëtarit Adrian Gaxha! Në rrjetet sociale, ishin publikuar disa foto dhe video ku ata shfaqeshin të veshur si nuse dhe dhëndër dhe përshëndesnin të ftuarit nga ambjenti ku po mbahej festa. Mirëpo, Mimoza Shkodra sqaroi situatën duke njoftuar se në fakt bëhej fjalë për një xhirim për Vitin e Ri dhe ajo është beqare e lumtur.

Po Adrian Gaxha?

Epo, këtu kemi të reja! Burime për “iconstyle.al” kanë zbuluar lidhjen më të re të këngëtarit të hitit “Ngjyra e kuqe”. Prej rreth dy muajsh, mësohet se Adrian Gaxha është lumturisht i dashuruar. Bukuroshja që i ka rrëmbyer zemrën këngëtarit quhet Sidorela Dauti, madje ajo në përshkrimin e profilit të saj në “Instagram” mban vetëm shkronjën “A”.

 

Këngëtari është treguar shumë i kujdesshëm, duke mos e shfaqur partneren në rrjetet sociale, por e kuptojmë pasi janë në hapat e parë të lidhjes. Megjithatë, që prej lidhjes me Luana Vjollcën, Adriani është bërë shumë diskret për jetën e tij personale dhe ndan shumë pak me publikun.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303