Sfilata e fundit, Adriana Lima përlotet në skenë

Screenshot_18-5.jpg

përlotur dhe shumë emocionale ishte dje modelja braziliane Adriana Lima, e cila sfiloi për herë të fundit për Victoria’s Secret.

Supermodelja uli krahët dhe u largua nga sfilata që i dha emër dhe e bëri atë të njohur në mbarë botën.

Organizatorët i bënë asaj një surprizë të veçantë duke shfaqur një video-montazh të klipeve nga momentet e përvitshme të Victoria’s Secret. Videoja përfundoi me një mesazh “faleminderit” përpara se skena të errësohej dhe Lima të shfaqej në pasarelë.

37-vjeçarja më pas sfiloi për herë të fundit me shumë emocione ndërsa të ftuarit iu ngritën në këmbë në shenjë respekti.

Modelja shprehu gjithashtu mirënjohjen e saj në një postim në Instagram të mërkurën.

“E dashur Victoria, Faleminderit që më tregove botën, duke ndarë sekretet, dhe më e rëndësishmja jo vetëm duke më dhënë krahë, por duke më mësuar të fluturoj”, shkruante ajo në Instagram.

https://www.instagram.com/p/Bp73DwRhTtU/

scroll to top