fbpx

Adrola Dushi nuk e ka aspak problem të këndojë në intervistë këngën e Capital T

Së fundmi,modelja e njohur  Adrola Dushi, ka realizuar një intervistë për “Express rozë”.

Si në çdo dalje tjetër është përmendur edhe Capital T, konkretisht modelja është pyetur për 3 këngë të tijat, ku ajo ka përmendur “Fjalt e nanës”, “Akull” dhe “Bisha”.

Madje këtë të fundit edhe e ka kënduar:

Thuhet se modelja me reperin janë duke jetuar një romancë bashkë dhe madje po bashkëjetojnë por ende asnjë prej tyre nuk e ka konfirmuar lajmin.

Gjithsesi Adrola nëse nuk është e dashura e reperit me siguri është fansja e tij më e madhe!