fbpx

Aeroporti i Helsinkit po përdor qentë “për të nuhatur” koronavirusin

1-211-780x439-2.jpg

Zyrtarë në aeroportin Vantaa të Helsinkit, Finlandë kanë filluar t’i shfrytëzojnë qentë që të nuhasin personat të cilët janë të infektuar me COVID-19.

Një ekip vullnetarësh janë duke trajnuar 15 qen dhe 10 instruktorë si pjesë e një programi hulumtues. Qentë mund ta zbulojnë koronavirusin në trupin e njerëzve, pesë ditë para se ata të paraqesin simptoma të theksuara, bën me dije Anna Hielm-Bjorkman, profesoreshë nga Universiteti i Helsinkit.

“Ata janë shumë të mirë në zbulimin e koronavirusit. Janë shumë afër 100 përqindëshit sa i përket detektimit të COVID-19”, ka shtuar Hielm-Bjorkman.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303