fbpx

Aeroporti që nuk i duhet askujt!

Nga Sokol Terihati

Ndersa Kryeministri e fillon komunikimin me publikun, me pamje nga punimet ne Aeroportin e Kukesit, menjehere nga PD, reagon Teliti. E quan thjeshte propagande 3D, per te terhequr vemendjen e opinionit publik nga, te etiketuarat si skandale dhe shkelje te renda ligjore, lidhur me impiantet e riciklimit te plehrave ne Tirane, Elbasan dhe Fier. Ne fakt, dihet historiku dhe arsyeja e fillimit te projektimit dhe ndertimit te nje aeroporti ne Kukes.

MIRËMËNGJES😊

MIRËMËNGJES 😊dhe me kantierin e Aeroportit të Kukësit, ku falë punës që vazhdon intensivisht po merr formë terminali i ri i pasagjerëve, po bëhet zgjatja e zgjerimi i pistës dhe po realizohet sipas standardeve të Bashkimit Europian një projekt i shumë ëndërruar, që do ta kthejë Kukësin në një pol ekonomik të verilindjes e do të përcaktojë fuqishëm të ardhmen e ekonomisë së Shqipërisë verilindore, ju uroj një ditë të mbarë 🙏

Geplaatst door Edi Rama op Woensdag 21 oktober 2020

Ishte viti 1999, kur ne kulmin e genocidit serb ndaj popullsise civile, Kukesit dhe me pas gjithe vendit, iu desh te priste rreth 500 mije, vellezer e motra nga Kosova. Aeroporti u pa si nje mundesi emergjente, per sjelljen sa me shpejt te ndihmave, per nje popullsi kaq te madhe,  te mberritur ne nje qytet kaq te vogel. Kjo ne fakt, habiti opinionin boteror ne ate kohe. Sot, te flasesh per aeroportin e Kukesit, ne kete situate te rende ekonomike, eshte non sens. Askush nga specialistet nuk flet se cili eshte efektiviteti ekonomik i ketij aeroporti, kur 15 minuta me larg jane aeroporti i Rinasit dhe ai i Prishtines dhe i Ohrit.

Kush dhe pse duhet te udhetojne pasagjeret, ne kete aeroport? Nuk ka nevoje te jesh specialist per ta kuptuar, se ky eshte nje investim periferik, krejt antiekonomik, ndaj edhe ka mbetur ne fazen e ndertimit, megjithese kane kaluar 20 vjet , nga fillimi i punimeve.