Afera 3.4 milionë euro, belgët kërkojnë Lulzim Bashën

Prokuroria Belge ka nisur ditën e sotme një letër ndaj Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Shqipëri.

Bëhet me dije se autoritetet belge kërkojnë të marrin në pyetje kryedemokratin, Lulzim Bashën.

Kjo për faktin se sipas tyre Basha është në dijeni për sekuestrimin e 3.4 milionë eurove në portin e Durrësit.

Sekuestrimi i kësaj shumë ndodhi vitin e kaluar, ku paratë ndodheshin në një automjet i tipit ‘Toyota Yaris’.

Ky automjet pa targa ishte nisur nga Belgjika dhe u kap në Durrës./real-news.tv