Afërdita merr dhuratën me vlerë 740$ para ditëlindjes

Afërdita Dreshaj feston ditëlindjen e saj më 18 korrik por dhuratat duket se kanë nisur më herët për modelen.

Surpriza e parë për Afërditën ka ardhur nga motra e saj Jehona, e cila kishte menduar për të një dhuratë luksoze.

Një palë shapka të bardha Hermes me vlerë 740 dollarë ka qenë dhurata e parë që i ka mbërritur Afërditës pak orë para se të mbush 33 vjeç. Shapkat në fjalë janë trendi i sezonit dhe një ndër aksesorët e preferuar të shumë vajzave VIP.