Afërdita në muajin e tetë të shtatzënisë, ja si duket?

135628740_102671101718511_5409797721497180692_n.jpg

Këngëtarja Afërdita Dreshaj dhe partneri i saj çek, Jakub Kindl, shumë shpejt do të bëhen prindër për herë të parë.Afërdita është tashmë në muajin e tetë të pritjes së ëmbël, ndërsa lajmin e bukur të shtatzënisë e dha që në muajt e parë kur mësoi se pret një bebush.Çifti do të bëhet me djalë, përgatitjet për të cilin kanë nisur që tani.Që prej fillimit të pritjes së ëmbël, Afërdita ka qenë kryefjala e mediave dhe fotot e saj në rrjet janë komentuar goxha shumë. Kjo për arsye se këngëtarja nuk kishte një bark shumë të rrumbullakosur dhe të gjithë dyshonin në fillim për shtatzëninë e saj. Ndaj, asaj i është dashur të publikojë edhe ekon e fëmijës, për të “vërtetuar” shtatzëninë e saj.

Megjithëse është shtatzënë, Afërdita vazhdon të konsumojë sushi (ushqim që zakonisht nuk këshillohet për nënat shtatzëna) dhe vazhdon të ushtrohet rregullisht në palestër, gjëra që i kanë habitur ndjekësit.

Jo vetëm kaq! Këngëtarja pranon se nuk ka pasur asnjë shqetësim gjatë shtatzënisë dhe tregon se të gjithë habiten gjithashtu me energjinë e saj.Por, njerëzit nuk kënaqen kurrë dhe pavarësisht se është në muajin e tetë të pritjes së ëmbël, një pjesë e publikut vazhdon ende të komentojë faktin se barku i saj nuk është edhe aq i madh “sa duhet”.Dikush e ka pyetur në InstaStory “Si ka mundësi 8 muajshe dhe dukesh si 4”, ndërsa Afërdita nuk ia vonoi një përgjigje që ta marrin vesh të gjithë!

Ajo sqaron se çdo femër është e ndryshme dhe çdo shtatzëni zhvillohet ndryshe në trupin e çdo femre. Ndaj, këto pyetje janë shumë pa vend.“Deri në muajin e shtatë ndihesha e vogël, tashmë ndihem sikur rritem çdo ditë. Çdo shtatzëni është ndryshe. Madhësia nuk ka rëndësi për sa kohë që ndihesh mirë dhe ke një shtatzëni të shëndetshme. Kujtohu se po rrit një njeri brenda vetes!”- ka shkruar Afërdita duke vendosur pikat mbi “i” me këtë mesazh.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303