fbpx

Agim Bajko merr postin e rëndësishëm, ja ku do e shohim tashmë

gimi.png

Aktori i njohur shqiptar, Agim Bajko pasi mbylli emisionin “Bypass Shoë”, të cilin e drejtonte prej disa vitesh, ka marrë postin e rëndësishëm. Ai është emëruar drejtor i Teatrit të Kukullave. Vendimi është marrë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave një ditë më parë.

Vendimi i qeverisë:

Vendim për emërimin në detyrë të drejtorit të Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë dhe Teatrit të Kukullave.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikave 1 e 3, të nenit 9, të ligjit nr.10352, datë 18.11.2010, ‘Për artin dhe kulturën’, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave.

VENDOSI:

  1. Agim Bajko emërohet Drejtor i Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë dhe Teatrit të Kukullave.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në ‘Fletoren zyrtare’.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303