Agravon situata, Shpërim Idrizi nuk përmban veten, hedh shishen drejt Policisë dhe vrapon, por…

ai-2.jpg

Ka agravuar situatat gjatë protestës që u zhvillua para Ministrisë së Jashtme dhe tashmë po zhvendoset para Kryeministrisë.

Shpëtim Idrizi nuk e ka përmbajtur veten dhe ka hedhur një send që dyshohet se është një shishe uji drejt policisë duke ia mbathur me vrap.

Kjo ka bërë që përplasja të tensionohet dhe të shoqërohen nga policia disa persona.

Pasi këtij momenti, Idrizi nuk është shoqëruar nga policia, ndërsa një burrë i moshuar është ndjerë keq në momentin e tensionimit mes aktivistëve të PDIU dhe atyre të Vetëvendosjes.

Protestuesit tashmë janë zhvendosur nga Ministria e Jashtme në drejtim të Kryeministrisë, aty ku ministri i Jashtëm grek, që është edhe arsyeja e protestës së PDIU dhe VV takon kryeministrin Edi Rama, ku në fokus të takimit është edhe çështja e ndarjes së kufirit detar mes dy vendeve.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303