Agron Tufa plas dokumentin, kap mat zyrtarin e lartë: Bëj kujdes se….

Ish-kreu i Institutit për Studimin e Krimeve të Komunizmit, Agron Tufa, përmes një postimi në Facebook, ka shënjestruar një tjetër zyrtar të lartë të Policisë së Shtetit, që sipas tij, ka qenë pjesë e Sigurimit të Shtetit në kohën e komunizmit.

Këtë herë Tufa i drejtohet Drejtorit të Kërkimeve Shkencore në Akademinë e Sigurisë, Xhavit Shalës, të cilit i drejton disa pyetje lidhur me kohën e diktaturës.

Në fund të mesazhit, Tufa paralajmëron drejtorin Shala të bëjë kujdes me përgjigjet, ndërsa shton me tone të forta se “Partia të kap në flagrancë me zemër të pasinqertë! Dhe t’i zbraz pikë-pikë të vërtetat e tmerrshme.”

Postimi i plotë i Agron Tufës:

Postcriptum 1: nga “Punët dhe ditët” e ish oficerit të Sigurimit, shokut Xhavit Shala, sot Drejtor i lartë i Policisë së Shtetit dhe disa pyetje të karakterit mistik për shokun Xhavit:

  1. Kë/cilët do të përgjonte punëtori i zellshëm operativ, shoku Xhavit, në zyrën e “pallatit përballë”?
  2. “Zyra siguron kushte normale për ruajtjen e sekretit”. – Çfarë sekreti duhej të ruhej vallë?
  3. Kush/cili nga punëtorët operativë e spiunonte tjetrin – Niko Subashi Xhavit Shalën apo Xhaviti Nikon? Ndoshta të dy ndësjelltësisht? Ndoshta asnjëri?
  4. A i përdor ende punëtori i partishëm operativ i Sigurimit ish bp-të e tij nga Elbasani, për të shkruar e përhapur skenarë nëpër shtypin shqiptar kundër armiqve të Sigurimit dhe Rilindjes?
    Cilët janë pseudonimet e tyre?

Shënim: Kujdes me përgjigjet! Partia të kap në flagrancë me zemër të pasinqertë! Dhe t’i zbraz pikë-pikë të vërtetat e tmerrshme. Të pashterrshme!