fbpx

Ahmetaj: 1.6 mld lekë për shkollat në Tiranë, Rama batuta me Veliajn: Sa ju do qeveria juve

Screenshot_11-6.png

Kryeministri Edi Rama ishte sot në kantieret e shkollave “Hasan Vogli” dhe “Qazim Turdiu” në Tiranë bashkë me ministrin e Rindërtimit Arben Ahmetaj dhe kreun e bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. Rama thotë se fëmijët do të kthehen në bankat e shkollave të reja, që i cilëson më të mira se ato të BE.
“Në kantieret e shkollave “Hasan Vogli” dhe “Qazim Turdiu” që po rilindin shumë më të bukura, më të forta e më të mëdha, pas rrënimit nga tërmeti Fëmijët e mësuesit e prekur nga 26 nëntori i shkuar, po kthehen e do vazhdojnë të kthehen në hapësira fantastike mësimore, njësoj si shkollat më të mira të Bashkimit Europian”, shkruan Rama.Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj deklaroi gjatë inspektimit se në gjatë fushatës së rindërtimit janë ndërtuar më shumë shkolla se për 30 vite në Shqipëri ndërsa shtoi se Bashkisë së Tiranës i ka kaluar një fond prej 1.6 mld lekësh për të ndërtuar shkolla të reja. Nuk munguan as batutat e kreut të qeverisë me kreun e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

Veliaj: Ka qenë një shkollë shumë e vogël. Për 300 nxënës. Shkolla e re ka trefishuar kapacitetin
Ahmetaj: Bashkisë së Tiranës i kalon një fond prej 1.6 mld lekë për një numër të ri shkollash. Në këto muaj Kemi ndërtuar më shumë shkolla se sa janë ndërtuar në 30 vite.
Rama: Po nga fondet e BE ka Tirana?
Veliaj: Ka Tirana. Shkollat e reja po i bëjmë vetëm me të qeverisë. Me fondet e BE po bëjmë vetëm rikonstruksione
Rama: Sa ju do qeveria juve të Tiranës.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303