fbpx

Ahmetaj: Do të ulim tarifat në Rinas

Arben-Ahmetaj.jpg

Qeveria mund të ulë me forcë tarifat e aeroportit të Rinasit, nëse do të konstatohet se koncesionari privat ka realizuar fitime abuzive duke shfrytëzuar pozitën monopol.

“Besoj se jemi në proces zyrtar të skanimit të balancave apo inbalancave ekonomike në kontratën e koncesionit të aeroportit “Nënë Tereza” dhe shumë shpejt do të kemi rezultate dhe do t’i ndajmë me publikun”, u shpreh Ahmetaj.

Vitin e kaluar, “Tirana International Airport” arkëtoi gati 50 milionë euro nga tarifat aeroportuale, duke regjistruar një normë fitimi neto 38%.

“Ka një logjikë në kontratën e koncesionit, që ka të bëjë me kthimin e investimit dhe kapitalit. Kjo është e lidhur drejtpërdrejtë me tarifat aeroportuale, që kanë efektin deri te bileta”, sqaroi Ahmetaj.

Qytetarët shqiptarë paguajnë çmimet më të larta në rajon për fluturimet ajrore. Sipas ekspertëve, një nga shkaqet kryesore se pse qytetarët paguajnë kaq shtrenjtë janë tarifat e larta aeroportuale, që burojnë nga koncesioni monopol i aeroportit.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *