fbpx

Ahmetaj me tablo optimiste për situatën makroekonomike dhe fiskale

ahmetaj32-1-770x396.jpg

Në kuadër të mbylljes së misionit të radhës të Fondit Monetar Ndërkombëtar në Tiranë, ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj ka dalë në një konferencë e përbashkët për mediat dhe ka folur për situatën makroekonomike dhe fiskale në vend.

Ahmetaj paraqiti një tablo tepër optimiste për ekonominë e vendit. Sipas tij falë partneritetit me FMN, Shqipëria ka një situatë makroekonomike dhe fiskale të konsoliduar me shumë pak rreziqe që rrisin fokusin për rritjen ekonomike dhe rritjen e punësimi.

“Përtej sfidave të reformave do desha të fokusohesha në disa nga zhvillimet ekonomike dhe parashikimet. Rritja ekonomike ka vijuar të përshpejtohet. për 6 muaj e parë rritja në nivelin 4.4% nga 3.8 që ishte në 2017, e pritet të jetë mbi 4 gjatë gjithë vitit.

Rritja në gjysmën e parë të vitit 2018 është gjeneruar kryesisht nga kërkesa e brendshme. Konsumi, rritje reale me 2.7%. Investimet totale për 6 muaj rritje me 2.8%. Thuajse të gjithë sektorët e prodhimit kanë rezultuar me rritje pozitive. Eksportet e mallrave janë rritur me 16% kundrejt një vitit më parë. Muaji tetor pati një rritje prej 21%. Deficiti tregtar është përmirësuar ndjeshëm, me 8%. Zgjerimi i aktivitetit ekonomik është reflektuar dhe në tregun e punës. Papunësia ka nisur të bjerë dhe punësimi është rritur”, deklaroi Ahmetaj.

Ai tha se parashikojmë një rritje reale më të lartë se FMN, me 4.3%.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *