fbpx

Ahmetaj premton rritje pagash për mbi 65 mijë të punësuar, kategoritë

ahmetaj-3-684x450.jpg

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, është duke zhvilluar një bashkëbisedim me gazetarët për buxhetin 2019.

Ahmetaj tha se do të ketë rritje pagash për mbi 65 mijë të punësuar.

“Buxheti financon reformën në drejtësi dhe të gjitha reformat që kemi nisur së bashku dhe sot po japin frytet për rritjen e pagave. Rritja e pagave është në të gjitha sektorët  si dhe rritje konsumit me një nivel prej 3%. Në vitin 2013 flamuri i betejës ishte tatimi progresiv. Pra kush fiton më shumë do paguajë më shumë dhe në po e thellojë progresivitetin nga punësimi. Siç e theksova lajmi i mirë është rritja e pagave ku përfitojnë rreth 65 mijë të punësuar. Tek shëndetësia kemi rritje të pagave me 10%, ku përfitojnë 460 mjekë dhe mbi 13 mijë infermierë. Tek Arsimi, ku rritja e pagës për arsimtarët do shkojë deri në 40%. Tek Mbrojta kemi një rritje të konsiderueshme që shkon në 20% dhe prek mbi 6 mijë ushtarakë.

Gjithashtu edhe tek policia që përfitojnë nga rritja e pagave me 7%. Për herë të për përfitojnë  edhe diplomatët, pasi rritja e pagës shkon mbi 20%. Lajmi tjetër i mirë është për familjet dhe për ata vogëlushë që lindin. Çdo i porsalindur do marrë si fëmijë i parë një bonus prej 400 mijë lekë të vjetra dhe fëmija i dytë 800 mijë lekë. I porsalinduri i tretë do marrë 1 milion e 200 mijë lek të vjetra. Ky është lajmi tjetër i mirë. Shqipëria do jetë me rritjen e pagave më të larta në rajon.”- tha Ahmetaj.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *