fbpx

Ahmetaj tregon se si do të funksionojë qeveria në lidhje me grantet e rindërtimit

Arben-Ahmetaj-konference-1.jpg

Ministri i Financave Arben Ahmetaj, duke folur gjate nje konference te shtypit ne mbyllje te vitit, ku ka deklaruar se ekonomia shqiptare ka dale nga kriza dhe po rritet gradualisht./r/n/r/nFinance Minister Arben Ahmetaj, speaking during a press conference at the closing of the year, which stated that the Albanian economy has emerged from the crisis and is gradually increasing.

Ministri për Rindërtim Arben Ahmetaj në një konferencë për media nga Kryeministria ka bërë me dije se si do të funksionojë qeveria në lidhje me grantet e rindërtimit dhe ndërtimin e qytezave të premtuara.

Ministri Ahmetaj shpjegoi procedurën, ndërsa ka vlerësuar se qeveria nuk ka lënë asnjë banor pa strehim.

‘Që nga data 26 nëntor, kemi vazhduar me akomodimin e të gjithë qytetarëve që humbën shtëpinë ose shtëpitë e tyre u përcaktuan si ta pabanueshme. Bonusi i qirave bën të mundur, që deri në kthim në shtëpi, të mund të jetojnë në shtëpi me qira dhe më datë 2 janar, kryeministri ka kërkuar nga bashkitë në zonat e emergjencës, që të gjithë kryetarët përkatës të bashkive të vazhdojnë procesin e përcaktimit të tokave ku do të ndërtohen qytezat urbane, të cilave kryeministri iu është referuar në vazhdimësi, që janë pjesë e ligjit të posaçëm për rindërtimin.

Për 25 deri 20 ditë do të kemi në të gjithë territorin e Shqipërisë ku është përcaktuar ku ka dëmtime, kryesisht në Shqipërinë e mesme, por edhe në Lezhë e Kamzë, pra të gjitha këto bashki janë të detyruara brenda afatit që ka kërkuar kryeministri të sjellin verifikimet e tokave ku do ndërtohen banesat individuale, qytezat urbane siç jemi referuar në ligj të posaçëm’, tha Ahmetaj.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303