fbpx

Ahmetaj tregon si u kryen ndryshimet në qeveri

1541421350_ahmetaj.jpg

Ish-ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj ka folur për ministrat e rinj të kabinetit të kryeministrit Rama.

Duke folur në “News 24”, Ahmetaj shpjegoi se ndryshimet në qeveri ishin diskutuar me kreun e qeverisë.

Ndërsa ai shprehu besim tek ekipi i ri, për të cilin tha se është një ekip i fortë me njerëzit e duhur.

Si erdhën i patë. Nuk besoj se ishte e befasishme. Kryeministri kishte besuar në mënyrë kolegjiale në parim nevojën e ndryshimeve në kabinet. Kemi biseduar qoftë në bisedat në kabinet, qoftë në kryesi. Ajo që është e rëndësishme është se ekipi i ri është një ekip shumë i mirë në këndvështrimin tim personal me një bagazh eksperience të konsiderueshëm. Mendoj që ekipi i ri është i duhur, mund ta them pa frikë që është një ekip i fortë në gjithë sektorët kyçë. Në pak muaj do shohim një përshpejtim qoftë në anën sektoriale, qoftë në tërësi. Për mua nuk është kusht të ishin të njohur në politikë. Në finale mendoj që është zgjedhje e maturuar. Janë personalitete në fushat e tyre profesionale. Kjo pjesa janë të njohur nga ana politike, s’ka rëndësi. Mendoj se është ekip i mirë. Brenda grupit ka një efekt pozitiv nga ndryshimet. Kanë një eksperiencë të madhe në administrim. Së bashku mund të formatojnë reforma. Në aspektin e ndryshimeve, mënyra e duhur, koha e duhur, njerëzit e duhur. E padiskutueshme”, deklaroi Ahmetaj./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303