“Ai donte të më vriste në sy të vajzës…”

Pas ngjarjes makabre të ditës së djeshme në zonën e Unazës së Re, ku Majlind Lila qëlloi me pistoletë mbi Bujar dhe Valentina Mataj, të cilët për pasojë humbën jetën dhe më pas u vetëvra, ka reaguar edhe partnerja e tij, Nertila Mataj, e cila ndodhet në Suedi.

Ajo është vajza e dy viktimave të Unazës së Madhe. Për Neës 24, ajo zbulon se partneri i saj, me të cilin jetonte në Suedi ishte i sëmurë dhe kishte tentuar ta vriste disa herë në prani të vajzës.

“Majlindin e largova nga shtëpia me ndihmën e miqve në Suedi sepse mori thikën të më vriste në prani të vajzes. I bleva biletë e çova në Greqi te familjarët e vet, por ata i dhanë lekë të vinte prapë tek une. Nuk erdhi këtu por bëri atë që bëri. Askush nuk i ka marrë fëmijën atij. Dhe familja ime ka qenë veçse ndihmë për të. Ai ishte një i sëmurë”, ka thënë ajo.

Dyshohet se krimi i trefishtë ndodhi pasi çifti, që prej 1 viti jetonte në Suedi, ishin ndarë.

Shkëputja e marrëdhënies me vajzën e tyre siç duket ka çuar deri në marrëzi 52-vjeçarin që kreu masakrën e djeshme në ‘Unazën e Re’, duke vrarë me armë zjarri vjehrrën dhe vjehrrin dhe më pas veten.

Pasi çifti ishte njohur në Shqipëri që prej 2012-ës dhe kishin bashkë një vajzë, kishin vendosur që të emigronin drejt Suedisë, ndërkohë që konfliktet mes tyre i çuan deri në ndarje. Lila fajësonte prindërit e Nertilës, Bujar e Valentina Matajn nga Korça, për ndarjen me 36-vjeçaren. Në këto rrethana ende të paqarta Lila ishte kthyer tre ditë më parë nga Suedia, ndërkohë që Nevila Mataj kishte qëndruar.

/real-news.tv/