fbpx

“Ai hapi sytë direkt, ishte moment prekës…”. Flet mjeku, tregon fjalët e para të Eriksen: Dreqi e mori, jam vetëm 29 vjeç

erik-768x405.jpg

Mjeku që trajtoi Christian Eriksen ka treguar së fundmi fjalët e para të 29-vjeçarit pasi gjendja e tij u stabilizua pas ‘shembjes’ në fushë.

Një goditje elektrike iu dha 29-vjeçarit (defiblator), pas disa minutash masazh zemre, i tha mjeku gjerman Jens Kleinefeld grupit mediatik “Funke”, në një intervistë të botuar të enjten:

“Rreth 30 sekonda më vonë, lojtari hapi sytë dhe unë munda të flisja me të direkt. Ky ishte një moment shumë prekës, sepse në raste të tilla urgjente mjekësore në jetën e përditshme, shanset për sukses janë shumë më të ulëta”.

Kleinefeld shtoi se e pyeti mesfushorin e Interit fillimisht, pasi erdhi në vete: “Epo, a jeni përsëri me ne? Eriksen m’u përgjigj: Po, unë jam përsëri me ju. Dhe pastaj shtoi: Dreqi e mori, unë jam vetëm 29 vjeç. Në këtë moment e kuptova se truri nuk ishte dëmtuar dhe ai ishte kthyer plotësisht në jetë”.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303