Moderatorja e njohur shqiptare, tashmë mjaft influencuese në rrjetet sociale ishte një ndër të ftuarat e të shtunës që lamë pas në emisionin e Luana Vjollcës, “Shiko Kush Luan”.
Kësaj here, pyetjet Kiarës ia bëri mikesha e saj e ngushtë, moderatorja Liesa Haxhiasllani.
Pyetja që iu bë ishte mjaft pikante, pasi Kiara u vu përballë zgjedhjes:
“Më i bukur liqeni i Butrintit apo i Ohrit?”
“Të dy të bukur janë”- u përgjigj ajo, por e pyetur se ku ka kaluar më mirë, ajo theksoi atë të Ohrit.
Moderatorja nënkuptoi edhe një mesazh për të gjithë kuriozët, duke lënë të kuptohet se Butrinti është “e shkuar e harruar”, të cilën s’preferon ta rikthejë më në jetën e saj, pasi nuk ka kaluar “edhe aq mirë”.
E pyetur gjatë emisionin “Shiko Kush Luan” të tregonte bisedën e fundit me Butrintin, Kiara në fakt tregoi se të gjitha mesazhet e tyre i kishte fshirë.