fbpx

“Ai ishte tepër i ri, ëndrra ju pre në mes” gjen vdekjen 25 vjeçari shqiptar në Athinë/ Familjarët nuk e lenë me kaq..

Screenshot_8-5.png

Një 25 vjeçar shqiptar me profesion inxhinier ka mbetur i vdekur për shkak të një aksidenti automobilistik në Ekali të Athinës.Mediat greke bëjnë me dije se shkaktar i aksidentit është një 19-vjeçar, i cili shkeli rregullat e qarkullimit rrugor teksa drejtonte një makinë luksoze me shpejtësi. I riu shqiptar ishte duke drejtuar një motorçikletë teksa u përplas nga 19-vjeçari, i biri i një pronari të njohur të anijeve në Greqi.

Mediat greke nuk bëjnë të ditur emrin e biznesmenit në fjalë, ndërsa theksojnë se 19-vjeçari ishte duke u kthyer nga palestra kur ka shkelur shenjën “STOP” duke ecur me shpejtësi në drejtim të motorçikletës së drejtuar prej të riut shqiptar.Pas aksidentit, 19-vjeçari u arrestua dhe policia ka marrë monstrat e gjakut për të kuptuar nëse greku ishte apo jo nën efektin e drogërave apo alkoolit.Në një reagim për “Protothema”, familja e të riut shqiptar është shprehur se presin përfundimin e hetimeve për ngjarjen tragjike.“Ai ishte tepër i ri për t’u përballur me vdekjen. Kishte ëndrra që u prenë në mes. Presim përfundimin e hetimeve për të dalë më pas me një qendrim për atë që na ka ndodhur”, shprehen familjarët.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303