fbpx

“Ai ka pas vetes dy-tre b*thë lëpirës”. Nard Ndoka shpërthen me tone të ashpra

do.jpg

Kryedemokristiani Nard Ndoka ka qenë i ftuar në emisionin Breaking ku ka komentuar zhvillimet e fundit politike. Ndoka e ka cilësuar Bashën si një vegël të Edi Ramës, ndërsa kryeministri për shërbimet që po i kryen po e ruan atë.

“Nëse Rama është jeniçer i Erdoganit, Basha është një jenicer i Ramës në përmasa më të vogla, Rama i ruan selinë e PD-së, e ruan Bashën nga goditja e vezëve dhe domate me policë, i çon punonjësit e bashkisë së Fierit në takim”.

Por njëherësh Ndoka theksoi se Rama ia kaloi edhe mikut të tij Erdogan, pasi po kërkon të emërojë edhe opozitën, në një kohë që presidenti turk nuk guxon  ta bëjë atë.

“Lul brava është një deputet i thjesht, opozita dhe grupi parlamentar i takon grupit të Rithemelimit, sipas statutit. Një mazhorancë nuk interferon në jetën politike, Edi Rama nuk mund të përcaktojë se kush është lideri i opozitës, ai po e tejkalon Erdoganin. Ai nuk po guxon të sulmojë opozitën, por në Shqipëri Edi Rama e bën duke tentuar të blejë opozitën. Lul Brava po bëhet çdo ditë akoma më qesharak. Rushaj tregoi dinjitet e karakter, kam pasur një respekt për të edhe pse nuk kam pasur njohje të thellë, një personazh komunikonte saktë, nëse Basha ishte tip baltosësi, te ai gjeje një lider serioz. Ai dha shenja që nuk është një vegël i Lulzim Bashës. Ai ka pas vetes vetëm Dhe dy-tre  bythë lëpirës së tij , edhe dy gra histerike”, theksoi Ndoka.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303