Ajaksi shet gjigantët, fiton plot 220 milionë euro!

Hakim Zijeç është i fundit i listës. Ajaksi i Amsterdamit, që i shkoi shumë pranë finales së Champions League vitin e shkuar, tashmë thuajse nuk ekziston më. Kjo sepse shumë prej yjeve të klubit janë shitur dhe kanë sjellë në arkat e “haktërarëve” shifra rekord.

De Jong te Barcelona dhe De Ligt te Juventusi, ishin shitjet më të bujshme, më pas erdhën largimet e Vëber te Sevilja, Dolberg te Nisa apo dhe së fundmi Zijeç, që kaloi te çelsi për 40 milionë euro.

Në total, Ajaksi ka arkëtuar rreth 220 milionë euro, ndërsa edhe këtë vit po rrit kampionë të rinj, pasi investimet e klubit holandez kanë qenë gjithnjë strategjike dhe fitimprurëse në sektorin e të rinjve.