fbpx

“Ajo ka qenë e dashura ime”. Atentat me motor në mes të ditës, 1 i vdekur dhe 3 të plagosur (Video)

sherr.jpg

Një sherr i zgjatur në një periudhë kohore prej 2 vitesh në Adana të Turqisë mes dy familjeve, ka përfunduar sot me një viktimë dhe 3 të plagosur.

Atentati u krye nga dy të rinj, 25 dhe 17 vjeç, të cilët bashkë me dy kushërinj të tjerë shkuan me motorçikleta dhe armë tek shtëpia e kundërshtarëve të tyre duke vrarë një person, ndërsa mbetën të plagosur tre të tjerë.

Më pas ata u larguan me shpejtësi nga vendi i ngjarjes duke qëlluar fillimisht në ajër me formë paralajmërimi.

Konflikti

25-vjeçari që organizoi atentatin ishte martuar me një vajzë, për të cilën familja tjetër shprehej se kishte qenë e dashura e djalit të tyre. Fillimisht ata u përplasën fizikisht, por më pas morën armët duke shkaktuar një situatë lufte në rrugët e qytetit. Kamerat e sigurisë të një biznesi aty pranë kanë filmuar gjithçka, dhe skenat i ngjajnë vërtetë atyre në filma.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303