“Ajo nuk ishte aksident, por vrasje me dashje”. Artan Hoxha trondit vendin, flet për ngjarjen e rëndë që ndodhi në mes të Tiranës

Artan-Hoxha.jpg

Gazetari Artan Hoxha ka reaguar me anë të një statusi në Facebook lidhur me aksidentin që tronditi pak ditë më parë Tiranën, ku një ‘BMË’ me shpejtësi 150 km/orë përplasi një makinë tjetër tek ambasada italiane, që po lëvizte kundrejt rregullave të qarkullimit rrugor.

Hoxha tha se është e pajustifikueshme shpejtësia me të cilën ai lëvizte në një qendër të banuar. Sipas tij, ngjarja nuk është një aksident, por është një vrasje me dashje.

“Si ka shkuar me 150 në orë brenda në zonë të banuar. Lëre që nuk e ka vrarë mendjen për semaforin a është jeshile a portokalli.

Fajin e kanë institucionet tona që në kohë me shi nuk e nxjerrin ujin jashtë, por e mbajnë ujin brenda. Shumica më e madhe e aksidenteve ndodhin për shkak se drejtuesit e mjeteve nuk dinë dhe nuk kanë aftësinë që të drejtojnë mjetin. Gjobat janë rritur, rrugët më të mira po numri i aksidenteve është po njëlloj. Ajo 1 mujori i marrjes së patentës nuk është i mjaftueshëm.

Ai nuk është aksident, ajo është vrasje me dashje, ti e di shumë mirë se me çfarë shpejtësi po ecën, e di shumë mirë se çfarë mund të shkaktojë shpejtësia jote”,- tha gazetari Hoxha.ë

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303