30.5 C
Tirana
E enjte, 18 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Ajola Xoxa bën dedikimin e ndjerë për të atin

spot_img

Reth dy javë më parë Ajola Xoxa humbi babain pas një luftë të gjatë nga një sëmundje e rendë. Me 24 shkurt të këtij viti u nda nga jeta publicisti i njohur Arben Xoxa

Ndërsa kujtimet me të janë pasuria më e madhe që i kanë mbetur nga i ati, Ajola ka një mesazh për të gjithë ne që të vlerësojmë dhe të kujdesemi për prindërit tanë. Ajo postoi një foto ku shfaqet duke u përqafuar me të atin, kujtim i shkëputur nga një prej ditëve më të rëndësishme të saj, nga ajo e dasmës. Ajola mban të veshur fustanin e bardhë të nuses, ndërsa përqafon me dashuri të atin, Arben Xoxa

“U bënë më shumë se 2 javë pa babin dhe ajo çka më mungon më shumë është ta përqafoj. Të gjithë ju që i keni prindërit pranë, thojuni sa shumë i doni dhe përqafojini fort, ashtu siç do të kisha dashur të mund ta përqafoja tim atë tani. Për ju që i keni larg, merrini në telefon dhe bëni një bisedë të gjatë me ta. Asgjë nuk i gëzon më shumë se sa të jenë në praninë tuaj, e do të vijë një ditë që asgjë s’do t’ju gëzonte më tepër sesa të ishit në praninë e tyre. Thesari i vërtetë në këtë jetë është familja”, shkruan në postimin e saj në Instagram Ajola.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat