Akademia e Shkencave, Fuga: Po bëhet puç institucional

fuga.jpg

Asambleja e Akademisë së Shkencave do të mblidhet të enjten për të caktuar datën dhe ngritjen e komisionit që do të administrojë procesin e zgjedhjes së kryesisë së re, që nga shpallja e kritereve të platformës deri te procesi i votimit të kandidatëve.

Pavarësisht se ende Ministria e Arsimit nuk ka miratuar një platformë përfundimtare për reformimin e Akademisë së Shkencave, akademikët do zhvillojnë zgjedhje me mënyrat e vjetra.

Akademiku Artan Fuga e ka quajtur puç institucional mbledhjen e 10 Janarit, pasi sipas tij bie ndesh me Statutin dhe vendimet e mëparshme të Asamblesë.

Profesor Fuga shprehet se kjo mbledhje është një tentativë për ta marrë peng Akademinë e Shkencave nga individë të caktuar. Pas presionit të bërë nga Kryeministri Rama për reformimin e Akademisë së Shkencave ose përndryshe do të bllokoheshin financimet, Ministria e Arsimit ngriti një grup punë të udhëhequr nga Skënder Gjinushi. Grupi i punës hartoi platformën për reformimin e Akademisë në kushtet e mbijetesës së institucionit./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303