fbpx

Akademiku Fuga i rikthehet tërmetit të 26 nëntorit, ngre akuzat e forta

artan-fuga.jpg

Akademiku i njohur, Artan Fuga ka publikuar një postim në rrjetin social ‘Facebook’, ku i është rikthyer tërmetit të fuqishëm që lëkundi vendin mëngjesin e 26 nëntorit.

Ai shkruan se gjëja që e ka dëshpëruar më së shumti ishte se njerëzit të cilët dilnin nga shtëpitë nuk gjenin dot një shesh ku mund të ishin të sigurtë nga rreziku i rënies së kateve të ndërtesave.

Më tutje, ai ngre akuza të forta ndaj administrimim të keq të territorit, ku sipas tij e gjitha po bëhet në shërbim të fitimit dhe korrupsionit.

Postimi i Fugës:

Një shesh në qiell të hapur ku të fusësh kokën! Gjëja më e trishtët që përjetova mëngjesin e 26 nëndorit ishte se njerëzit që dilnin nga shtëpitë nuk kishin një vend ku të mblidheshin për të qenë të mbrojtur në shesh nga rreziku i rënies të kateve të ndërtesave.

Një shesh bosh ku të mblidhemi në rast tërmetesh apo zjarresh të mëdha nuk kemi.

Hajde planifikim urban hajde!

Cdo centimetër për ndërtim.

Administrim territori në shërbim të fitimit, korrupsionit, babëzimit, kundër jetës të njerëzve. Ka 30 vjet që përgatisim këtë ferr.

Administrim territori që të rrezikon kokën.

Tanatos!

O paratë o vdisni.

Ne kemi zgjedhur të vdisni!

Ku të shkosh?

Në stadium? Të bie kulla në kokë.

Të sheshi? Të bien binatë me kokën e Skënderbeut në kokë.

Ku?

Anash liqenit? Kulla të tmerrshme si qiklope të mbulojnë po ranë.

Ku të shkosh për t’u mbrojtur!

Shihja vetura anash rrugës që të cojnë në Elbasan. Po ata që nuk kanë vetura? Po qarkullimi që bllokohet?

Nuk gjen dot një shesh në qiell të hapur ku të fusësh kokën!

Lëre diellin dhe hënën që nuk e sheh dot më kurrë!

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303