Aksi rrugor Tiranë-Elbasan kthehet në pistë garash, Policia pezullon dhjetëra patenta brenda pak orësh

policia-1-3-730x440.jpg

Policia Rrugore e Tiranës ka shtuar masat për sigurinë rrugore gjatë fundjavës. Në një njoftim, Policia bën me dije se gjatë 5 orëve në aksin Tiranë-Elbasan kanë pezulluar 14 leje drejtimi për shpejtësi mbi normat e lejuara, të cilat varionin nga 139 km/h – 167 km/h.

Njoftimi:

Kontroll me radar dhe drager, për të parandaluar aksidentet rrugore që vijnë si rezultat i shpejtësisë mbi normat e lejuara, e cila cënon rëndë sigurinë e të gjithë përdoruesve të rrugës shkruan Policia.

Sipas Policisë, gjatë një vëzhgimi vetëm prej 5 orësh në aksin Tiranë-Elbasan dhe anasjelltas janë konstatuar dhe pezulluar 14 leje drejtimi për shpejtësi mbi normat e lejuara, të cilat varionin nga 139 km/h – 167 km/h. Sakaq, janë arrestuar në kushtet e flagrancës 4 drejtues mjetesh, të cilët janë konstatuar duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur në rrugë të ndryshme të kryeqytetit dhe 3 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Gjithashtu nga kontrollet e patrullave të lëvizshme duke kryer alkooltestues janë pezulluar dhe 12 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Ndërkaq, përveç kontrolleve dhe masa administrativë, Policia u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303