fbpx

Aksiden i rëndë/ Përplasen dy motorë, vdes një 49-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutave. Një 49-vjeçar i identifikuar si Ilirian Shabani, ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti të rëndë automobilistik pranë Peqinit dhe një tjetër person ka mbetur i plagosur rëndë.

Mësohet se Shabani, po udhëtonte me një motor, në momentin që është përplasur me një tjetër motor.

Për pasojë 49-vjeçari ka ndërruar jetë në vend, ndërsa drejtuesi i motorit tjetër është plagosur rëndë. Aktualisht, ai ndodhet në spital, dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ende nuk dihet shkaku i këtij aksidenti, por dyshohet se përplasja fatale ka ardhur si pasojë e shpejtësisë së lartë me të cilën po udhëtonin dy drejtuesit e motorëve.