Aksident afër Voskopojës, makina humb kontrollin dhe….

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Korçës. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të segmentit të Voskopojës. Raportohet se një automjet është përplasur me një mur dhe për pasojë ka dalë nga rruga.

Deri më tani nuk dihet gjendja e shoferit, ndërsa policia ndodhet ne vendngjarje per të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Si fillim dyshohet se shkak i këtij aksidenti është lagështia në rrugë si pasojë e motit të keq që mbërtheu juglindjen e vendit mëngjesin e sotëm.