fbpx

Aksident fatal, humb jetën 46-vjeçari shqiptar…

Dita e sotme  ka rezultuar fatale për 46-vjeçarin shqiptar në Itali. Sipas mediave vendase, bëhet me dije se shtetasi Sokol Keci, banor në Rosolina, humbi jetën sot në aksident, pikërisht në ditën e tij të lindjes.

Aksidenti ka ndodhur në autostradën në drejtim te Bolonjës. Automjeti që ai drejtonte doli nga rruga, u përplas me pjesën anësore të saj dhe më pas u përplas edhe me një automjet tjetër.