fbpx

Aksident fatal, humb jetën aktori i njohur, tronditet bota e artit

ndahet.jpg

Një ngjarje tragjike ka tronditur Greqinë. Ka humbur jetën tragjikisht në një aksident aktori i njohur Panos Natsis.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kaluar teksa aktori po lëvizte me një motoçikletë dhe u përplas me një kamion.

Përplasja ka rezultuar fatale për Panos Natsis, i cili ka  humbur jetën në një moshë të re. Aksidenti fatal ka ndodhur në kryqëzimin e rrugëve Deligiorgi dhe Kerameikou. Lajmi tronditi botën e artit, pasi aktori i ri ishte shumë i talentuar, raportojnë mediat greke.

Panos Natsis ka luajtur në disa filma të njohur në shtetin fqinj. Aktori ka lindur në vitin 1991 në Athinë. Në 2012 ai është diplomuar në Shkollën Dramatike të Teatrit të Artit.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303