Burri me biçikletë shtypet për vdekje nga makina

LAJMI-I-FUNDIT-1-2.jpg

Një aksident i rëndë rrugor me pasojë humbjen e jetës së një personi u shënua pasditen e kësaj të enjteje. Aksidenti fatal ndodhi në Shijak, në vendin që njihet si “4 Rrugët e Shijakut”.

Shoferi 36-vjeçar me inicialet I.D u arrestua nga Policia, pasi me automjetin tip Benz aksidentoi 50-vjeçarin me inicialet A.K që udhëtonte me biçikletë.

“Drejtuesi është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale”, thotë policia në një njoftim për aksidentin.

Drejtuesi i  mjetit tentoi të largohej pas aksidentit, por u ndalua më tej pas ndjekjes nga policia.

scroll to top