fbpx

Aksident i frikshëm, një makinë përplas në motor, pasoja të rënda

Një tjetër aksident i rëndë është regjistruar në rrugët e vendit. Mësohet se në aksin nacional Fushë Krujë-Durrës  një automjet tip Golf me targa AB 969 AA është përplasur me një motor në hyrje të qytetit.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i motorit, Sotir Vuka 52-vjeç, i cili është dërguar me urgjencë drejt Tiranës.

Sakaq, në vendngjarje ka mbërritur policia dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.