Aksident i rëndë/ Doli për të kullotur bagëtitë, makina e ‘fluturon në ajër’, detajet

aksident-ok-1100x620-1.jpg

Një aksident është shënuar pak më parë në Sarandë. Një automjet ka përplasur një kalimtare, e cila ka mbetur e plagosur. Bëhet fjalë për shtetasen Eli Marini 78-vjeçe, e cila është dërguar menjëherë në spital nga kalimtarë të rastit.

Shoferi i automjetit i cili e ka përplasur është larguar nga vendi i ngjarjes. 78-vjeçarja kishte dalë për të kullotur bagëtitë, por u përplas nga makina.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303