Aksident i rëndë/ Dy të plagosur, njërit i janë thyer gjymtyrët, detajet e para

LAJMI-I-FUNDIT-1-1-822x462-4-1-2-1-1-6tqmcaz6vyxfb2m18bgy1pba624fosnkts0ucs9way0-1-6y2hanzarlbbfnn5x7qct2o318ilgzpmadh9v8zzujs-7.jpg

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Elbasan-Bradashesh. Raportohet se dy persona kanë mbetur të plagosur ku njërit prej tyre i janë thyer dhe gjymtyrët.

Dy mjetet me të cilat po udhëtonin dy personat që u plagosën janë përplasur kokë më kokë me njëri-tjetrit. Si pasojë e përplasjes, të dy janë plagosur, por njëri është në gjendje të rëndë.

Këtij të fundit i janë thyer edhe gjymtyrë, por ende nuk dihen detaje të tjera. Shkak për aksidentin mësohet se është bërë shpejtësia e lartë me të cilën udhëtonin mjetet.

scroll to top