fbpx

Aksident i rëndë/ Humb jetën në moshën 21-vjeçare futbollisti

futbo.png

Një aksident i ka marrë jetën në moshën 21-vjeçare futbollisti malazez Mirza Gjurgjeviq.

Futbollisti i ri i FC Jezero ka përjetuar një aksident të rëndë trafiku në qytetin Sjerogosqe.

Ai u plagos rëndë dhe u transportua në Spitalin e Përgjithshëm në Bijelo Polje, e më pas në Urgjencën e Qendrës Klinike të Malit të Zi ku dhe ndërroi jetë.

Mirza kishte veshur fanellën e ligës së parë Jezera. Më herët kishte luajtur në kategoritë më të reja të Buducnostit, ndërsa ka luajtur edhe për Otranto-Olimpik të Ulqinit.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303