fbpx

Aksident i rëndë, i riu dërgohet me helikopter drejt Traumës, detajet…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm. Bëhet me dije se një 32-vjeçar teksa ka qenë duke udhëtuar me mjetin tip motor ka dalë nga rruga dhe është përplasur. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Buqizë – Peshkopi në vendin e quajtur ura e Okshatinit, Homesh.

Për shkak të plagëve të rënda të marra nga përplasja 32 vjeçari me inicialet B.Nasufi u dërgua me helikopter drejt spitalit të traumës në Tiranë.