Aksident i rëndë, ka të vdekur

Përgjaken serish rrugët shqiptare. Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur në orët e mbrëmjes, këtë herë në aksin Milot-Mamurras. Në këtë aksident mësohet se ka humbur jetën një person.

Nuk dihet ende identiteti i personit që ka humbur jetën si dhe shkaqet e aksidentit. Sipas burimeve dyshohet se viktima është përplasur nga një automjet.