fbpx

Aksident i rëndë, makina merr para kalimtaren, mësohet se…

Një ngjarje e rëndë është shënuar pak minuta më parë, ku një automjet ka përplasur rëndë një kalimtare në vendin e quajtur “Posta e lagjes Barrikadë’ në Berat.

Qytetarët në vendngjarje thanë se kalimtarja, e identifikuar me inicialet M.Ç është dërguar në spital nga vetë shoferi dhe ndodhet në terapi intensive në sallën e kirurgjisë. Policia po punon për zbardhjen e këtij aksidenti, ndërkohë që nuk dihet ende gjendja e të aksidentuarës.