28.5 C
Tirana
E enjte, 13 Qershor, 2024

TË FUNDIT

Aksident i rëndë me makinë, 3 të lënduar

spot_img

Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në Përrenjas, ku dy automjete janë përplasur ‘kokë më kokë’. Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar 3 persona, ku në mes të tyre është edhe një minoren.

Mësohet se drejtuesi i automjetit, i quajtur Amares Zharri, ka humbur kontrollin e makinës, duke shkaktuar kështu aksidentin dhe përplasjen me makinën tjetër.

Menjëherë, të plagosurit janë dërguar në spitalin më të afërt në Librazhd për të marrë trajtim mjekësor.

Policia ka mbërritur në vendndodhje, ku po punon për zbardhjen e aksidentit./real-news.tv

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat