fbpx

Aksident i rëndë, motori i fast food-it përplas këmbësorin

Një aksidenti rëndë raportohet se ka ndodhur paraditen e sotme në qytetin e Vlorës. Bëhet me dije se një motor ‘delivery’ i një Fast Food-i, ka përplasur një këmbësor.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur i lënduar këmbësori, i cili ka pësuar disa fraktura në trup. Personi në fjalë është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.