13.5 C
Tirana
E martë, 28 Maj, 2024

TË FUNDIT

Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Librazhd, plagosen burrë e grua

spot_img

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, pranë fshatit Labinot-Fushë.

Mësohet se një automjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, për pasojë kanë mbetur të plagosur drejtuesi i mjetit dhe bashkëshortja e tij, të cilët u dërguan për të marrë ndihmën mjekësore në spitalin e Elbasanit.

Mësohet se mjeti i aksidentuar ishte me targa AA 384 JM dhe drejtohej nga 31-vjeçari A.P., banues në Mallakastër, ndërsa në makinë ishte edhe bashkëshortja e tij, A.B., 20 vjeçe.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit, ku paraprakisht dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin për shkak të motit të keq dhe për pasojë është përplasur me trafik-ndarësen.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat