Aksident i rëndë në Elbasan, përfshihen disa automjete

Disa automjete janë përfshirë në një aksident në qytetin e Elbasanit pasditen e sotme. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:50 në aksin e rrugës kombëtare Ish Kombinati Metalurgjik-Elbasan.

Thuhet se si fillim janë përplasur një automjet me një kamionçinë dhe si pasojë e rrëmujës, pjesë e aksidentit janë bërë edhe disa automjete të tjera. Dy persona janë lënduar por nuk ndodhen në gjendje të rëndë për jetën.

Nga ana tjetër, trafiku është rënduar dhe policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe lehtësimin e qarkullimit./real-news.tv