fbpx

Aksident i rëndë në Fushë-Krujë/ Vdes 25-vjeçarja, shpallet në kërkim shoferi

aksident.png

Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:10 në afërsi të kryqëzimit Gramëz, ku shtetasi me iniciale B.G.,48 vjeç, ka humbur drejtimin e mjetit dhe është përplasur me nje tjetër makinë.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur e vdeku shtetasja me iniciale V.G.,25 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë në Spitalin e Krujës.

Ndërkohë që nga informacioni i policisë bëhet me dije se 48-vjeçari është larguar nga vendi I ngjarjes dhe është shpallur në kërkim.

Informacion paraprak:

Më datë 04.07.2019, rreth orës 22:10, në afërsi të kryqëzimit Gramëz, Krujë, shtetasi B.G.,48 vjeç, banues në Has, duke drejtuar automjetin e tij është përplasur me një mjet ende të paidentifikuar , për pasojë është lënduar vet si dhe pasagjerja shtetasja V.G.,25 vjeçe, e cila ndërroi jetë në Spital.

Policia po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit si dhe identifikimin e mjetit dhe kapjen e drejtuesit i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303