fbpx

Aksident i rëndë në Golem, ndërron jetë motoristi

aksident-me-motorr1.jpg

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë pasdite në autostradën afër Golemit. Një motorist ka ndërruar jetë pasi është përplasur me një furgon.Nuk dihen ende detaje të tjera rreth këtij aksidenti tragjik teksa viktima ishte duke udhëtuar me motor kur ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Me datë 30.11.2020, rreth orës 15:30, në Golem, është përfshirë në aksident mjeti motorr me drejtues shtetasin A.Gj., 52 vjeç dhe pasagjere shtetasen L.Gj., me mjetin tip fugon me drejtues shtetasin E.P. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën shtetasin A.Gj., ndërsa shtetasja L.Gj., u dërgua në spitalin e Durrësit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303