fbpx

Aksident i rëndë në Itali, humb jetën shqiptarja

Screenshot_2-36.png

Foto nga vendi i ngjarjes

Një nënë shqiptare humbi jetën tragjikisht në një aksident rrugor të ndodhur në provincën Rieti, Itali. Viktima, Adelina Toska, 33 vjeçe la pas bashkëshortin dhe dy fëmijë të vegjël, 6 dhe 12 vjeç.

Sipas mediave italiane, Toska kishte shkuar në Itali disa vite më parë dhe jetonte në Casali di Poggio Nativo, Sabina, ku bashkëshorti punonte si murator.

Nëna 33-vjeçare udhëtonte nga Salaria në drejtim të Rieti, me një Peugeot 206, kur u përplas me një Alfa 159 Së që vinte në drejtim të kundërt.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *