fbpx

Aksident i rëndë në punë, një 32-vjeçar niset me urgjencë drejt Tiranës

Një aksident i rëndë në punë ka ndodhur sot në kantierin e ndërtimit të rrugës Gusmar-Kuç, dhe si pasojë ka mbetur i lënduar një 32-vjeçar.

Bëhet me dije se shtetasi A. K., 32 vjeç, banues në Korçë tashmë është transportuar për në  spitalin e Traumës për mjekim më të specializuar.

“Rreth orës 17:00, në Spitalin Rajonal Gjirokastër është paraqitur për të marë ndihmë mjeksore shtetasi A. K., 32 vjeç, banues në Korçë.

Ky shtetas është dëmtuar gjatë punës, pasi ishte i punësuar nga një kompani për ndërtimin e rrugës Gusmar-Kuç. Shtetasi i mësipërm u transportua për në  spitalin e Traumës, Tiranë për mjekim më të specializuar.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.