fbpx

Aksident i rëndë në rrugën e Rinasit, përplasen kokë më kokë 2 makina

Një aksident automobilistik ka ndodhur sot pasdite rreth orës 16:30 në rrugën e Rinasit. Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosura drejtueset e makinave. Vajzat S.U., 30 vjeçe dhe M.P., 22 vjeçe kanë marrë lëndime në trup dhe janë dërguar në spital, por fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Një prej makina është kthyer përmbys dhe ka përfunduar anës rrugës.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.